KQZ'së i dalin probleme teknike edhe në procesin e numërimit të votave për deputetë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ’së i dalin probleme teknike edhe në procesin e numërimit të votave për deputetë

    Insajderi
    11 February 2025 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth orës 22:00 ka rënë sistemi ku po futen të dhënat nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

    Po ashtu në një nga tavolinat e numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, është anuluar numërimi i deritanishëm, duke u ripërsëritur. Krejt kjo për shkaqe teknike.

    Sipas komisionerëve që po numërojnë votat, kjo mund të ketë ndodhur ngase një fletëvotim është numëruar dy herë, apo gabimisht është klikuar dy herë i njëjti kandidat për deputet, për çka sistemi ka “lajmëruar” parregullsinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark