Dënimi i komandantit Salih Mustafa, nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, me 26 vjet burgim ka nxitur reagime në Kosovë.
Avokati, Mentor Beqiri madje ka bërë krahasimin e dënimit të Shefit të Forcave Serbe gjatë luftës në Kosovë si dhe Ministër i Punëve të Brendshme, Dragoljub Ojdanic për të gjitha krimet në Kosovë me vetëm 15 vite burgim, derisa Salih Mustafa mori dënim prej 26 vitesh.
“Një krahasim i thjeshtë, por i dhimbshëm: Salih Mustafa – sot u dënua (në shkallë të parë) nga Gjykata Speciale me 26 vite burgim, për krime lufte në një fshat në Kosovë. Dragoljub Ojdanic – Shef i Forcave Serbe gjatë luftës në Kosovë si dhe Ministër i Punëve të Brendshme, ishte dënuar nga ICTY (Gjykata e Hagës) me 15 vite burgim, për krime lufte në të gjithë territorin e Kosovë”, ka shkruar ai.