
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraku, është deklaruar për media para seancës së 35-të konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Kraku është pyetur lidhur me termin “nomad”, të përdorur nga kryeministri në detyrë Albin Kurti për deputetët e opozitës, ku ka thënë se s’ka gjë të keqe me këtë term, shkruan Insajderi.
“Nuk është diçka pezhorative, nomad është kur vendos njeri mos me u rahatu dikun.
Me javë po presim që ata (opozita) mu bë pjesë e lojës demokratike. Na i kemi kry të gjitha fazat. Mandatin e kemi pasë me propozu, i kemi kry të gjitha fazat. Nuk ka mundësi që Kushtetuesja mos mi dhanë të drejtë votimit të fshehtë“, tha pos tjerash ai. /Insajderi.org/