
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e fotografit, Alban Bujari.
Krasniqi ka thënë se puna e të ndjerit është një testament i të vërtetës dhe rrugëtimit momental.
“Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të Alban Bujarit, fotografit tonë të shquar, i cili me objektivin e tij portretizoi përjetësisht në histori dhembjen, qëndresën dhe triumfin e popullit tonë për liri”, shkroi ai në Facebook.
“Me fotografitë e tij, Albani na la një testament të pashlyeshëm të së vërtetës dhe të rrugëtimit tonë monumental, duke i bërë ato momente pjesë të ndërgjegjës globale, përmes botimit në gazetat më të mëdha botërore”.
“Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që patën fatin që ta njihnin. Do të na mungosh, Alban! Pusho në paqe”, ka shkruar Krasniqi.