Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Rrezarta Krasniqi, ka vizituar dy biznese në Vushtrri.
Krasniqi ka thënë se bizneset vendore janë shtylla e zhvillimit dhe se me LDK’në do të marrin mbështetjen që meritojnë.
“Vushtrria, fuqia e biznesit vendor! Vizitë tek marketet “Liria-M” dhe “Xhabiri Market”, dy shembuj të suksesit dhe përkushtimit në ekonominë lokale. Bizneset vendore janë shtylla e zhvillimit dhe me LDK-në do të kenë mbështetjen që meritojnë”, ka thënë Krasniqi.
LDK bart numrin 124 në fletëvotim, kurse Krasniqi gjendet me numrin 36.