Krasniqi deklarohet pas takimit me Osmanin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi deklarohet pas takimit me Osmanin

    Insajderi
    02 July 2025 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar në Presidencë për takimin me presidenten Vjosa Osmani .

    Krasniqi, tha se shpreson të gjendet një rrugëdalje nga ngërçi politik, pasi përfundoi takimin me presidenten Vjosa Osmani.

    Ai tha se PDK-ja e ka “lëndën gati” për “shkeljet kushtetuese të cilat janë bërë në mënyrë të qëllimshme dhe të vetëdijshme në dy seancat e kaluara” pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk deshi të fliste nëse Osmani do t’i drejtohej Kushtetueses për një interepretim.

    “Edhe në këtë takim e rikonfirmova qëndrimin dhe gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për ta luajtur rolin tonë për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës politike, sidomos tani që kemi edhe qartësi nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i cili i ka bërë të qarta rolet e secilit, në radhë të parë koalicionit që ka dalë i pari në zgjedhje, të cilin e ka detyruar, përveç tjerash, edhe për gjetjen e konsensusit apo kompromisit. Unë shpresoj që edhe këto konsulta të jenë në funksion të gjetjes së rrugëdaljes, por mbetet që takimet e tjera, të cilat i ka planifikuar presidentja të na qartësojnë a ka spo s’ka një ndryshim të kryeneçësisë politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zotit Kurti që po vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar konstituimin e Kuvendit”, tha Krasniqi.

    Ai tha se “aktgjykimi e ka bërë të palejueshëm ndryshimin e mënyrës së votimit në mes të procesit, sepse e ka bërë të palejueshëm ndryshimin e rendit të ditës”.

    “Të kthehemi te pika e rendit të ditës siç ka qenë, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, të votohet sipas praktikave të deritashme, siç ka thënë Gjykata Kushtetuese, në mënyrë të hapur dhe të sjellet një propozim i një kandidati, kandidateje i cili mund ta marrë shumicën e nevojshme për ta konstituuar Kuvendin”, tha Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark