Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tregoi përshtypjet e tij pas takimit që pati me emisarin amerikan, Gabriel Escobar dhe se a po hynë Kosova në një fazë të re të “sanksioneve”.
Krasniqi tha në RTV 21 se në ditën që do të dëgjohet fjala “sanksion” nga SHBA-ja, do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën.
“Ditën që do ta dëgjojmë zyrtarisht fjalën “sanksion nga SHBA do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën dhe jo vetëm për Albin Kurtin. Por penalizimet dhe ndëshkimet tani më kanë filluar dhe janë bërë publike. Nuk ka pasur kurrë ndonjëherë më të rëndë sesa përjashtimi i Ushtrisë së Ksoovës nga stërvitja më e madhe ushtarake në ballkan e cila udhëhiqet nga SHBA”, tha ai.
Ai tutje tha se ka informacione edhe për nivelin e anulimit të vizitave dhe sipas tij është shqetësuese.
Krasniqi tha se është i sigurt se vetëm kryeministri Kurti i di detajet dhe paralajmërimet.