Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në takimin me gratë e rrethinës së Prishtinës.
Ai tha se me Bedrin Hamzën Kryeministër, gratë do të kenë mbështetje të fuqishme dhe dinjitoze në çdo hap.
“Me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën Kryeministër, gratë do të kenë mbështetje të fuqishme dhe dinjitoze në çdo hap – në politikë, ekonomi, arsim, familje dhe çdo fushë tjetër të jetës. Ne do të krijojmë më shumë mundësi për gratë që të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes, duke i mbështetur me politika të qarta për barazi dhe përfaqësim të drejtë”, u shpreh Krasniqi.
Më tutje 2-shi i PDK’së tha se do të ofrojnë 100 euro në muaj për familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike, duke u mundësuar një alternativë në çerdhet private.
“Nga mbështetja për nënat e reja deri te fuqizimi i grave sipërmarrëse, ne do të sigurojmë që çdo grua të ketë mundësinë të arrijë potencialin e saj të plotë. Si hap konkret, do të ofrojmë 100 euro në muaj për familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike, duke u mundësuar një alternativë në çerdhet private. Kjo do t’u japë grave mundësinë të punojnë, të zhvillohen profesionalisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt për veten dhe familjet e tyre”.