Krasniqi: Dorëheqja e Thaçit akt moral - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Dorëheqja e Thaçit akt moral

    Insajderi
    13 March 2017 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se deri më tani ka pasur shumë arsye që presidenti Hashim Thaçi të dorëhiqet.

    Sipas tij, dorëheqja bëhet dukshëm më e qartë nëse ai nuk arrin të garantojë mbështetjen për ushtrinë nga aleatët tradicionalë të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën”, Jakup Krasniqi, ka thënë se iniciativa e presidentit Thaçi për ta formuar ushtrinë duhet të çohet përpara, por jo duke cenuar raportet me bashkësinë ndërkombëtare.

    “Dorëheqja është akt moral i secilit zyrtar të lartë të shtetit. Edhe deri më tani kishte shumë arsye që ai të dorëhiqej, pasi ai nuk po mund të jetë unifikues i skenës politike në Kosovë”, ka thënë Krasniqi për Zërin.

    Krasniqi tha se Thaçi me këtë nismë sikur deshi t’ia marrë meritat opozitës, pasi që, ashtu si ai është shprehur, opozita ka qenë ajo e cila për herë të parë ka iniciuar formimin e ushtrisë nëpërmjet ligjit.

    Ndërkohë, ka thënë se Thaçi duhet të japë dorëheqje, po qe se nuk garanton mbështetje nga ndërkombëtarët, sa i përket çështjes së ushtrisë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark