Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se duke votuar Bedri Hamzën për kryeministër do të rikthen Kosova në kursin e zhvillimit
Teksa ka ftuar diasporën që të regjistrohet për procesin e zgjedhjeve, që do të mbahen më 9 shkurt.
Ai ka vlerësuar se duke votuar Bedri Hamzën për kryeministër do të rikthen Kosova në kursin e zhvillimit.
“Sot ka nisur procesi i regjistrimit të bashkatdhetarëve të cilët dëshirojnë të votojnë në ambasadat dhe konsullatat e shtetit tonë, si dhe përmes postës, në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025. E përgëzoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për punën e mirë që ka bërë gjatë kësaj kohe duke mundësuar një proces efikas regjistrimi për të gjithë. Prandaj, sot, ju ftoj të gjithëve që, duke u regjistruar përmes platformës së KQZ-së, t’ia mundësoni vetes të drejtën tuaj të votës për zgjedhjet e ardhshme. Partia Demokratike e Kosovës, përmes strukturave të saj në mërgatë, do të jetë e angazhuar dhe në dispozicion të plotë për të ndihmuar e lehtësuar këtë proces për bashkatdhetarët tanë. Vetëm bashkë, duke votuar Bedri Hamzën për Kryeministër, mund ta rikthejmë atdheun tonë të përbashkët, Kosovën, në kursin e zhvillimit dhe integrimit. Afati i regjistrimit fillon sot dhe përfundon më 26 dhjetor”, ka shkruar Krasniqi.