Krasniqi e demanton Kurtin: MCC tash e tri vjet e ka aprovuar Programin “Compact” për Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi e demanton Kurtin: MCC tash e tri vjet e ka aprovuar Programin “Compact” për Kosovën

    Insajderi
    31 July 2022 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, lidhur me marrëveshjen me MCC.

    Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti ka gënjyer dhe e vërteta verifikohet shumë lehtë, derisa Kurti ka deklaruar se kinse Qeveria e tij e fitoi Programin “Compact” nga MCC.

    Krasniqi thotë se MCC tash e tri vjet e ka aprovuar Programin “Compact” për Kosovën dhe sipas tij, vonesat e Qeverisë Kurti e kanë vonuar marrjen e mëhershme të këtij granti.

    Postimi i tij i plotë:

    Kryeministri Kurti sot e përsëriti një të pavërtetë se kinse Qeveria e tij e fitoi Programin “Compact” nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për shkak se “është rritur vlerësimi për demokraci e sundim të ligjit” që ka mundësuar kalimin nga Programi “Threshold” në Programin “Compact”.

    Kjo është gënjeshtër klasike dhe e vërteta verifikohet shumë lehtë!

    MCC tash e tri vjet e ka aprovuar Programin “Compact” për Kosovën! Bordi i MCC e ka marrë vendimin në dhjetor të vitit 2018.

    Janë pikërisht vonesat e Qeverisë Kurti që e kanë vonuar marrjen e mëhershme të këtij granti dhe që kanë shkaktuar anulimin e investimeve në infrastrukturën e gazpërçuesit, si investim shumë më i nevojshëm e më strategjik për Kosovën se sa bateritë akumuluese.

    Kjo Qeveri nuk është qeveri që sjell investime, sepse është Qeveri jokompetente që sjell vetëm vonesa dhe tkurrje të investimeve kapitale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark