Krasniqi e LDK’së: Me iniciativën time, Spitali i Pediatrisë në Mitrovicë që 9 muaj është duke funksionuar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Krasniqi e LDK’së: Me iniciativën time, Spitali i Pediatrisë në Mitrovicë që 9 muaj është duke funksionuar

    Insajderi
    04 February 2025 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Rrezarta Krasniqi ka thënë se me iniciativën e saj si deputete në Kuvendin e Kosovës, spitali i pediatrisë në Mitrovicë është duke funksionuar gati që 1 vit.

    “Në mandatin e ardhshëm, angazhimi im do të jetë edhe më i madh për të mirën e qytetarëve dhe një shëndetësi dinjitoze për të gjithë!”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi.

    Postimi i plotë:

    Shëndeti i fëmijëve, prioritet mbi gjithçka! 🏥

    Me iniciativën time, spitali i pediatrisë në Mitrovicë u funksionalizua dhe sot ofron trajtim për fëmijët e Mitrovicës dhe Vushtrrisë. Në mandatin e ardhshëm, angazhimi im do të jetë edhe më i madh për të mirën e qytetarëve dhe një shëndetësi dinjitoze për të gjithë!

    #LDK124

    #RrezartaKrasniqi36


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark