![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pasi kryeministri, Albin Kurti lavdëroi Marrëveshjen e Uashingtonit, të cilën dikur e quante anti-kushtetuese.
Krasniqi ka thënë se Kurti pas katër vitesh e pranoi që marrëveshja ishte e duhura.
“Kauza politike e Kurtit ishte sulm brutal ndaj kësaj marrëveshje, madje duke e quajtur edhe tradhëti. Sot, në media ndërkombëtare deklaron se, marrëveshja e Ëashingtonit sjellë stabilitet”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Postimi i plotë:
Pas 4 viteve mashtrim Kryeministri Kurti e pranoi që Marrëveshja e Washingtonit ishte e duhur.
Kauza politike e Kurtit ishte sulm brutal ndaj kësaj marrëveshje, madje duke e quajtur edhe tradhëti. Sot, në media ndërkombëtare deklaron se, marrëveshja e Ëashingtonit sjellë stabilitet.
Mashtruesi ka emër dhe ai quhet Albin Kurti. Do të mbahesh mend si kryeministri më mashtrues në vend.
LDK-ja është zgjidhja e vetme për stabilitet ndërkombëtar, politik dhe ekonomik. Bashkë do ta bëjmë ndryshimin.