Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka thënë se vonesat e Kosovës për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE është si shkak i Albin Kurtit dhe qeverisë së tij.
“Vonesat në marrjen e Statusit Kandidat për anëtarësim në 🇪🇺 janë peng i obligimeve të pakryera nga Albin Kurti dhe Qeveria e tij. Nuk ka Status të Kandidatit derisa Kosova është nën masa të BE-së, e marrim Raport të Vendit (Progresit) negativ si ky i fundit, që është më i dobëti që ka marrë Kosova ndonjëherë”, ka deklaruar ajo.
Krasniqi ka përkujtuar dokumentin e Qeverisë Kurti për aplikim në BE. Sipas saj, ky dokument gjendet në sirtar dhe Qeveria Kurti s’ka bërë gjë për këtë.
“Dokumenti është diku në sirtar dhe siç po shihet nuk është duke bë askush asgjë lidhur me atë aplikim. Sot janë bë 365 ditë ku Kosova është nën masa nga BE’ja dhe vetëm nga një segment i financave kam një shifër që është 270 milionë euro të bllokuara nga BE’ja”, ka thënë ajo.
“Sa herë kam kërku për heqjen e masave, ka thënë se ju duhet me i bë detyrat e shtëpisë, që i bie se ne duhet të punojmë më shumë në proceset integruese”, deklaroi ndër të tjera Krasniqi. /Insajderi.org/