Memli Krasniqi, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh edhe kryetar i këtij subjekti politik, ka thënë se ka marrë mbështetje në Lipjan.
Ai tha se fuqia e shtetit të Kosovës qëndron në zemrat e njerëzve, e jo në “duart e disave në pushtet”.
“Lipjan, takim me nëndegë dhe qytetarë: Moblizim. Mbështetje. Fitore!
Fuqia e shtetit tonë qëndron në zemrat e njerëzve të tij, jo në duart e disave në pushtet. Prandaj, me 9 shkurt, bashkë me secilin prej jush, do të tregojmë se Kosova mundet ma mire”, ka thënë Krasniqi.