Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë një interviste në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, ka theksuar sipas tij përvojën dhe seriozitetin e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, duke kujtuar sukseset e tij të mëparshme në qeverisje
Krasniqi tha se qytetarët e dinë se Bedri Hamza ka mbajtur fjalën sa herë ka premtuar rritje të pagave.
“Kur ka premtu në dy qeverisjet e kaluara se pagat do të rriten për 50% një herë, e një herë tjetër në mesatare 30%, qytetarët nuk kanë besu, por janë kry, janë rrit,” deklaroi Krasniqi.
Duke folur për programin e PDK-së, Krasniqi potencoi se përveç rritjes së pagave, janë parashikuar edhe masa të tjera që do t’u mundësojnë qytetarëve një standard më të mirë jetese. “Qytetarët do të kenë të ardhura më të mëdha me rritjen 50% të pagave në sektorin publik. Pensioni i moshës do të jetë së paku 200 euro, dhe do të ketë rritje 50% për veteranët e luftës, për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës,” tha Krasniqi.