Krasniqi jep detaje për pesë komunat paralele që sot u mbyllën nga aksioni i Policisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi jep detaje për pesë komunat paralele që sot u mbyllën nga aksioni i Policisë

    Insajderi
    30 August 2024 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në katër komunat veriore.

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se aty u mbyllën komunat paralele.

    Sipas Krasniqit, këto institucione paralele ilegale funksionin nën direktivat e Serbisë, duke cenuar kushtetueshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

    “Sot, pas një koordinimi të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës, janë mbyllur institucionet paralele ilegale të Vetëqeverisjes Lokale, të cilat kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

    Komunat paralele të cilat nuk do të operojnë më janë:

    1. Qarku i Mitrovicës së Kosovës

    2. Komuna paralele e Mitrovicës

    3. Komuna paralele e Zveçanit

    4. Komuna paralele e Zubin Potokut

    5. Komuna paralele e Leposaviqit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark