“I kam tri lutje për Prokurinë”, tha ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi me t’i përfunduar koha për paraqitjen e fjalisë së tij hyrëse në Dhomat e Specializuara të Kosovës, raporton Insajderi.
“Luta e parë është që të mos lejoni që të keqpërdoren opinionet individuale të pasluftës për kohën e luftës. Lutja e dytë që të Mos lejoni që shënimet e mia, përshkrimet e librave të mia shkencore dhe publicistike të përdoren si dëshmi për vepër penale siç pretendon ZPS-ja”, tha Krasniqi.
“Lutja e tretë: Për komunikatat. Unë po ua lexoj atë që është thënë në vendimin për lirimin e Famtir Limajt në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës: ‘Komunikatat si material propagandistik ishin rritja e respektit për UÇK-në dhe autoritetin e saj, me qëllim që njerëzit të anëtarësoheshin në të'”.
“Dhe e njëjta gjë thuhet në vendimin për lirimin e Ramush Haradinajt. Ju lus që materialet të mos keqpërdoren. Shënimet dhe përshkrimet e mia në libra Prokuroria i ka keqpërdorur skajshmërisht. Ka marrë materiale të shumta, ka marrë edhe letrat e mia të dërguara, por ato nuk janë kurrfarë dëshmish në këtë akuzë”, përcjell Insajderi.
Gjykatësi ia ndaloi fjalën duke thënë se i ka përfunduar koha, por Kransiqi tha se “aktakuza është tepër më e gjatë se ç’është fjala ime për veprën time jetësore”./Insajderi/