Krasniqi kërkon përkrahjen e Grabovcit për rrëzimin e qeverisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi kërkon përkrahjen e Grabovcit për rrëzimin e qeverisë

    Insajderi
    23 April 2017 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi është takuar sot në Durrës me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci.

    Krasniqi ka kërkuar nga Grabovci nënshkrimin e tij për rrëzimin e qeverisë, ka mësuar Insajderi përmes burimeve nga takimi.

    Ata pretendojnë se takimi ka qenë i rastësishëm, megjithatë në këtë takim Krasniqi ka shfrytëzuar rastin për t’i kërkuar votën për mocionin e mosbesimit ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

    Në takimin ndërmjet Grabovcit e Krasniqit ka qenë i pranishëm edhe deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala.

    Nisma për Kosovën ka nisur një mocion të mosbesimit për rrëzimin e qeverisë që udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    I gatshëm për të votuar këtë mocion është shprehur deputeti i PDK-së Shaip Muja, i cili siç është vërejtur në aferën e përgjimeve “Dosja e Shefave” ka qenë i afërt me Adem Grabovcin.

    Udhëheqja e PDK-së ende nuk ka treguar qëndrimin nëse do ta përkrahë rrëzimin e Isa Mustafës derisa pro kësaj janë Vetëvendosje e AAK. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark