Krasniqi kritika VV-së: Deputetët e pushtetit me paga dy mijë euro sot votuan kundër minatorëve dhe policëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi kritika VV-së: Deputetët e pushtetit me paga dy mijë euro sot votuan kundër minatorëve dhe policëve

    Insajderi
    02 November 2023 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, pas bojkotit që iu bë për mos-interesim të diskutimit për policët dhe minatorët.

    Krasniqi deklaroi me anë të një postimi në ‘Facebook’ se deputetët e shumicës parlamentare “me të ardhura mujore afër 2 mijë euro sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet, të cilët çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për shtetin e Kosovës”.

    “A ka ku shkon më poshtë? Ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur. Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale. Çfarë turpi”, ka thënë ndër të tjera ai.

    Opozita ka propozuar rezolutë për diskutim të gjendjes së minierës së Trepçës dhe kushtet e Policisë së Kosovës, mirëpo që nuk është votuar nga deputetët e Lëvizja Vetëvendosje. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark