Opozita e bashkuar megjithatë nuk po del të jetë e tillë, së paku kur flitet për historinë e luftës së fundit. Kësisoj njeriu dy në partinë opozitare NISMA, Jakup Krasniqi, nuk e ka parë të nevojshme që kolegu i tij opozitar nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ta përmend familjen Jashari në seancën kur Kuvendi po zgjidhte presidentin, tashmë të zgjedhur Hashim Thaçin.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se Selimi gaboi kur duke folur për gabimet që jaën bërë gjatë bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, përmendi familjen Jashari.
“Por si duket deputeti Selimi nga emocionet, nuk ka pasur mundësi t’i përzgjedhë argumentet e duhura kundërshtuese në seancën e 26 shkurtit. Pra nuk kishte asnjë arsyeje që ky diskutim emocional të na bëhej debat kaq “interesant”, nga i cili “do të zbuloheshin sekretet e luftës”?!”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas tij, sado pakuptimtë të ketë qenë fjala e deputetit, Rexhep Selimi, “shumë herë më i pakuptimtë ka qenë reagimi i ‘komandantëve’ ( që në fakt asnjëri nga ata nuk kanë qenë komandant në kohën kur duhej të ishin), ndaj fjalës së përmendur.