Krasniqi: Kryesuesi veproi në kundërshtim me Kushtetutën, votimi s’mund të paragjykohet nga deklarimet në media - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Kryesuesi veproi në kundërshtim me Kushtetutën, votimi s’mund të paragjykohet nga deklarimet në media

    Insajderi
    21 April 2025 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eksperti i zgjedhjeve nga Demokraci Plus (D+), Albert Krasniqi, ka reaguar ndaj ndërprerjes së seancës së fundit konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur veprimin e kryesuesit arbitrar dhe në kundërshtim me obligimet kushtetuese, shkruan Insajderi.

    Sipas Krasniqit, rendi i ditës i një seance konstituive është i paracaktuar dhe nuk mund të anashkalohet apo të ndryshohet sipas vullnetit të kryesuesit.

    “Rendi i ditës i seancës konstituive është i paracaktuar dhe nuk mund të ndryshohet apo të anashkalohet. Kryesuesi i seancës konstituive veproi në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me obligimet kushtetuese duke e ndërprerë seancën pa lejuar zhvillimin e votimit”, tha ai.

    Ai tha se votimi i deputetëve nuk mund të paragjykohet mbi bazën e deklarimeve në media, duke shtuar se një qasje e tillë cenon procesin demokratik dhe është përpjekje për të bllokuar konstituimin e Kuvendit.

    “Kjo është përpjekje e qëllimtë për të bllokuar konstituimin e Kuvendit”, shkroi ai në Facebook.

    Theksojmë se Glauk Konjufca, deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka lënë të nënkuptohet se s’i ka numrat për kryekuvendarin.

    Konjufca ka thënë se duhet një marrëveshje politike për këtë, andaj ka kërkuar “kohë shtesë”.

    Kësisoj, është shtyrë seanca konstituive për 23 prill.

    Kandidatja e vetme e VV’së deri më tani është Albulena Haxhiu. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark