Krasniqi: Kurti nuk e ka shumicën, po tenton të blejë kohë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Kurti nuk e ka shumicën, po tenton të blejë kohë

    Insajderi
    17 April 2025 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, njëherësh edhe deputet i zgjedhur i këtij subjekti politik, është deklaruar pas dështimit të seancës konstituive.

    Krasniqi ka deklaruar se partia Lëvizja Vetëvendosje ozurpoi të drejtën kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, VV po këqyrë të blejë kohë, meqë nuk e ka shumicën, shkruan Insajderi.

    “E ozurpun një të drejtë kushtetuese që u jep përmes deputetit më të vjetër për të siguruar mbarëvajtjen e seancës. Unë mund t’ju them që këta sot, në mënyrë të organizuar ta pengojnë seancën. E vetmja punë që ek a pasë kryesuesi i seancës ka qenë me ardhë e me thanë konstatoj sa jeni të pranishëm. Një gjë e tillë nuk ka ndodhë”, ka thënë Krasniqi.

    “Pra, sot ka pasur ozurpim partiak të institucionet përfaqësues të qytetarëve të Kosovës. Në vend të zbatohet skenari i seancës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur por është keqpërdorur kjo e drejtë për me arrit qëllime partiake politike. Këta jo që s’kanë shumicë, këta s’janë as afër shumicës, unë i ftoj që të mos e mbajnë peng konstituimin e Kuvendit të Kosovës, themelimin e institucioneve të vendit por le të vijnë në seancë dhe le të votojnë”, shton tutje i pari i PDK’së.

    “Këta nuk kanë shumicë parlamentare dhe meqenëse nuk kanë, po dojnë me ble kohë, për m’i bë pazaret politike”, përfundoi Krasniqi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark