Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se sot duhet pyetur kryeministrin Albin Kurti çka ka çka s’ka, a ka Zajednicë.
Sipas Krasniqi, mbrëmë Kurti me deklaratën se ka Asociacion e ka përmbysur jetën e tij politike, shkruan Insajderi.
“Pyetje e parë që duhet t’i bëhet sot kryeministrit me që e kemi prezent është ‘çka ka çka s’ka, a ka Zajednicë, a ka Asociacion? Me një fjalë mbrëmë kryeministri Kurti e ka përmbys krejt jetën e tij politike, por unë e uroj për sinqeritetin e tij”, tha Krasniqi.