Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për Asociacionin.
Sipas Krasniqit, Kurti po fshehet dhe nuk po tregon saktësisht se çfarë po ndodhë në bisedimet për dialogun Kosovë-Serbi ku temë kyçe është Asociacioni.
“Nuk ka nevojë me iu prezentu deputetëve kushte të marrëveshjes. Ne e kemi mbështetur kur e ke përballë Serbinë jemi bashkë. S’ka nevojë, nuk është as demokratike e as parimore që po fshehesh, po pranon plane në twitter e po i fshehë në facebook. S’ka nevojë të jesh as mistik as tradhtar, por një kryeministër i përgjegjshëm të ftojë të jesh serioz e transparent”, ka deklaruar Krasniqi në Kuvend, raporton Insajderi.
Tutje, ai ka kërkuar nga Kurti ta shkarkojë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn, i përfshirë në skandale financiare.
“Kur jemi tek shqetësimi i qytetarëve që kërkojnë pëegjegjësi është e habitshme pse nuk e shkarkon Martin Berishajn që ka përfitu miliona euro nga mafia energjetike. Edhe pse përgjegjësia jote në këtë rast nuk është me dhënë komente por me marr veprime. Kërkojë nga ti të dalësh në foltore të tregosh kur do ta shkarkosh Martin Berishajn”, ka përfunduar Krasniqi. /Gazeta Insajderi