Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Nëpërmjet një video-adresimi, Kransiqi tha se lista paraqet “një ekip fitues, një vizion për të ardhmen dhe një përkushtim për një Kosovë më të mirë.”
Gjithashtu, kreu i PDK-së bëri të ditur se më shumë se 50 për qind e kandidatëve garojnë për herë të parë.
“Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit. Kjo listë nuk paraqet vetëm emra, por një ekip fitues, një vizion për të ardhmen dhe një përkushtim për një Kosovë më të mirë. Më shumë se 50% e listës së kandidatëve tanë garojnë për herë të parë, duke sjellë energji dhe ide të reja në misionin tonë të përbashkët.” – tha kryetari Krasniqi.