Krasniqi me analizë 6 pikëshe argumenton pse Vitia e humbi debatin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Krasniqi me analizë 6 pikëshe argumenton pse Vitia e humbi debatin

    Insajderi
    11 November 2021 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albert Krasniqi nga Democracy Plus e ka analizuar përballjen e mbrëmshme të kandidatëve për kryetar të Prishtinës, Arben Vitisë e Përparim Ramës.

    Krasniqi vlerëson se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia ka zgjedhur një pozicionim që sipas tij ka qenë strategjikisht i gabuar. Fillimisht, Krasniqi thotë se Vitia lejoi që debati të zhvillohej në terrenin e Ramës, në vend se ta orientonte atë kah shëndetësia.

    Ai shkruan se Vitia shprehu frikë nga humbja.

    Analiza e Albert Krasniqit:

    Pozicionimi i Arben Vitisë në debatin e mbrëmshëm ka qenë strategjikisht i gabuar:

    1. Ka lejuar që debati të zhvillohet në teren të Përparim Ramës – për zgjidhjet urbane të qytetit – në vend se ta orientojë në aspektin e shëndetësisë ku mund të dilte më mirë;

    2. Duke u munduar të cilësojë programin e Ramës si të pazbatueshëm, forcojë zërat e kritikëve se Vitia është për projekte të vogla kurse Rama për të mëdha;

    3. Përparësinë e tij kryesore e përqendrojë në përkrahjen që ka nga Qeveria. I vetëdijshëm që prishtinasit tradicionalisht kanë votuar ndryshe, dhe kjo nuk u bën aspak përshtypje;

    4. Ishte kontradiktor. Përderisa theksonte se përkrahja nga Qeveria është jetike për suksesin e komunës, përsëriste që mandati i parë i Shpend Ahmetit ka qenë i suksesshëm – përkundër që Qeveria ishte udhëhequr nga një parti tjetër;

    5. Në raund të dytë, kur votat e mbështetësve të partive tjera janë përcaktuese, ai u tregua përjashtues ndaj votuesve jashtë bazës së VV-së, votat e të cilëve qartësisht nuk ishin të mjaftueshme për të fituar garën;

    6. E hapi dhe përfundojë debatin, duke paraqitur frikën se humbja e Prishtinës e fuqizon opozitën. Andaj, fitorja u duhet për të mbrojtur Qeverinë nga opozita, e jo për ta bërë qytet më të mirë për qytetarët e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark