Kandidati i PDK’së për deputet, Memli Krasniqi, ka thënë se me Bedri Hamzën kryeministër do të ndahen çdo vit bursa studentore nga 25 milionë euro.
Ai ka thënë se nëpërmjet këtyre bursave, studentëve do t’iu mundësohet të studiojnë brenda dhe jashtë vendit.
“Çdo vit, me Bedri Hamzën Kryeministër, do të ndajmë 25 milionë euro bursa studentore për të rinjtë e Kosovës, duke u dhënë mundësinë të studiojnë brenda dhe jashtë vendit. Këto bursa do t’i ndihmojnë ata të zhvillohen profesionalisht, të arrijnë potencialin e tyre të plotë dhe të jenë gati për të kontribuar në ndërtimin e një Kosove ma të mirë”, ka thënë Krasniqi.