Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se me Bedri Hamzën në postin e kryeministrit, Kosova do të bëhet më e fortë dhe do të ketë një të ardhme më të ndritshme.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ai është shprehur se uniteti i PDK-së do të ndihmojë që vendi të ngrihet si një forcë e vetme dhe të ecë përpara.
Ai ka theksuar se ky unitet është fuqia më e madhe për një Kosovë më të fortë dhe një të ardhme më të mirë.
“Uniteti ynë është fuqia jonë më e madhe për një Kosovë më të fortë dhe një të ardhme më të mirë, duke e ngritur vendin së bashku si një forcë e vetme. Me Bedri Hamzën Kryeministër!” shkroi ai në Facebook.