Krasniqi: Mentaliteti i diktatit është mentalitet i ish-qeverisë, po tentojnë ta mbajnë pushtetin dhunshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Mentaliteti i diktatit është mentalitet i ish-qeverisë, po tentojnë ta mbajnë pushtetin dhunshëm

    Insajderi
    03 May 2025 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, përmes votimit të fshehtë dështoi të miratohet edhe sot.

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i cili ka propozuar këtë komision njoftoi se ”PËR” ishin 54 deputetë.

    Pas ndërprerjes se seancës është deklaruar për media kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi,.

    Ai tha se Qeveria po tenton me mbajt pushtetin dhunshëm.

    “As herën e 10-të as në të 100 herë Albulena nuk kalon. Albin Kurti nuk ka vota për kryeministër dhe po e mban pengë shtetin dhe Kuvendin. Qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për këtë gjendje, tentim për ta mbajtur pushtetin në çdo kusht, dhunshëm. Mentaliteti i diktatit është mentalitet i ish-qeverisë që nuk ka marrë besimin e qytetarëve dhe nuk po pajtohet me ketë”, tha ai, përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark