Krasniqi: Mosvotimi i nënkryetarit nga Lista Serbe shkelje e rendit kushtetues - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Mosvotimi i nënkryetarit nga Lista Serbe shkelje e rendit kushtetues

    Insajderi
    28 August 2025 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti politik, Albert Krasniqi ka thënë se mohimi i Listës Serbe për përfaqësim në Kryesinë e Kuvendit nuk është akt patriotik por shkelje e rendit kushtetuese.

    Ai ka thënë se kjo qasje dëmton shtetin dhe e forcon Asociacionin me kompetenca ekzekutive.

    Shkrimi i tij:

    Kryesia e Kuvendit është organ administrativ, ku përfaqësohen grupet më të mëdha parlamentare përmes nënkryetarëve. Mohimi në mënyrë kundër kushtetuese i përfaqësimit të subjektit më të madh politik të komunitetit serb nuk është akt patriotik, por shkelje e rendit kushtetues.

    Një qasje e tillë jo vetëm që dëmton shtetin ligjor, por paradoksalisht e forcon Asociacionin me kompetenca ekzekutive, duke e shndërruar në justifikim politik ndërkombëtar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark