Krasniqi në Drenas: Hamza s’është politikan i fjalëve, por njeri i veprave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Krasniqi në Drenas: Hamza s’është politikan i fjalëve, por njeri i veprave

    Insajderi
    05 February 2025 - 18:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës tubmin elektoral të radhës e ka mbajtur në qytetin e Drenasit.

    Në fjalën e tij para simpatizantëve të kësaj partie, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur lidhur me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

    Krasniqi tha se me Bedri Hamzën fiton Kosova dhe u shpreh se me Partinë Demokratike, Kosova ecën përpara.

    “Na duhet një lider me vizion, me dije dhe integritet dhe atë lider jemi krenar të gjithë që e kemi në Partinë Demokratike të Kosovës, ai është Bedri Hamza.Bedri Hamza nuk është politikan i fjalëve, por njeri i veprave, njeri i rezultateve, njeri që e ka përkushtuar jetën e tij në shërbim të Kosovës, njeriu që e stabilizoi ekonominë e Kosovës, njeriu që rriti pagat për mësuesit, mjekët, policët dhe ushtarët, njeriu që në çdo pozitë e ka vënë Kosovën të parën.Si kryeministër, ai do t’i kthejë përsëri shpresën dhe ditët e bardha Kosovës, ai do ta rikthejë dinjitetin e udhëheqjes që i shërben popullit dhe jo vetes’’, është shprehur Krasniqi.

    Me Bedri Hamzën fiton Kosova, me PDK-në Kosova ecën përpara, u shpreh tutje Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark