Krasniqi: Në PDK kisha problem vetëm me Thaçin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Në PDK kisha problem vetëm me Thaçin

    Insajderi
    13 April 2016 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krasniqi tha se ai e ka kundërshtuar qeverisjen e asokohe kryeministrit Thaci, që sipas tij, ka qeverisur gabimisht.

    “Të vetmin problem e kam pasur me kryeministrin dhe kryetarin e partisë, i cili nuk ka ditur të qeverisë dhe nuk ka dashur të qeverisë, dhe për këtë e kam kundërshtuar. Por, armiq të tjerë në PDK me përgjegjësinë dhe fajin tim nuk kam pasur”, tha Krasniqi në një intervistë për televizionin Rrokum.

    Ish-anëtari i Kryesisë së PDK-së deklaroi se ka pasur ofertë nga PDK dhe LDK për tu futur në koalicionin aktual, por partia e tij ka hedhur kategorikisht poshtë një lëvizje të tillë. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark