Krasniqi në takim me përfaqësuesen amerikane në Kosovë: PDK beson se vendi ka nevojë për një qeveri stabile - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi në takim me përfaqësuesen amerikane në Kosovë: PDK beson se vendi ka nevojë për një qeveri stabile

    Insajderi
    19 February 2025 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka takuar në selinë e subjektit politik të Ngarkuarën me Punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

    Krasniqi me anë të një njoftimi ka thënë se me të u diskutua për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe përmbylljen e procesit zgjedhor në mënyrë demokratike.

    Në vazhdën e takimeve me misionet diplomatike në Kosovë, sot pata kënaqësinë të pres në selinë e PDK-së të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati. Një diskutim i hapur dhe pozitiv mbi zgjedhjet e 9 shkurtit, respektimin e vullnetit qytetar dhe përmbylljen e procesit në mënyrë demokratike – ashtu siç e meriton Kosova”, ka thënë Krasniqi.

    Ai po ashtu ka thënë se PDK beson që Kosova ka nevojë sa më shpejt për një “qeveri të re, stabile dhe të përgjegjshme”.

    PDK beson se vendi ka nevojë sa më shpejt për një qeveri të re, stabile dhe të përgjegjshme. Pavarësisht rrethanave politike, angazhimi ynë për të mirën e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve të shtetit mbetet i palëkundur”, ka shtuar tutje i pari i PDK’së.

    SHBA-ja ka qenë dhe mbetet partneri ynë strategjik. E falënderova zonjën Prattipati për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës në çdo hap të rrugëtimit të saj”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark