Krasniqi: Në vend se të pendohej, Vuçiqi kërcënoi pas dënimit të Karaxhiqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Në vend se të pendohej, Vuçiqi kërcënoi pas dënimit të Karaxhiqit

    Insajderi
    24 March 2016 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kështu është shprehur ish kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një artikull të tij dërguar medieve.

    “Vuçiq-i kërcënoi kur tha: “S`lejojmë që gjykimi i Karaxhiqit të përdoret për sulme ndaj Republika Srpskës.” Sigurisht që Vuçiqi edhe s’mund të thoshte ndryshe, pasi ai aso kohe ishte, mbronte dhe ekzekutonte të njëjtën politikë të programuar të gjenocidit serb, për çka u dënua Karaxhiqi”, ka shkruar Krasniqi.

    Ish kryekuvendari thotë se e pranon që shqiptarët janë të vegjël t’i mësojnë të tjerët.

    “Po të flasim me ketë gjuhë as Skënderbeu nuk do të behej hero i Evropës apo Nënë Tereza, nuk do të bëhej Nënë e varfanjakëve të Botës. As Rilindësit nuk do ta shkëpusnin kombin nga lindja despotike. Ata u bënë të tillë, se ecën rrugës së bindjeve të tyre. Edhe Adem Jashari, Komandanti Legjendar, nuk do të bëhej simbol i çlirimit, i masivizimit e i çlirimit, sikur mos t’i besonte, bindjes dhe idealit të tij çlirimtar”, shkruan tutje Krasniqi në reagimin e tij. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark