×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi nga Mitrovica: Hamza është Kryeministri më i mirë që Kosova mund ta ketë, lider i veprave

    Insajderi
    24 October 2024 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Kryetari i PDK‘së, Memli Krasniqi, së bashku me kandidatin për kryeministër nga kjo parti janë pritur nga qytetarët në Mitrovicë.

    Krasniqi duke ndarë pamje nga atje, tha se Hamza është lider i veprave – i dëshmuar.

    “Ishim sonte në Mitrovicë dhe bashkë me Bedriun do të jemi në çdo cep të Kosovës. E kjo pjesëmarrje e jashtëzakonshme, konfirmon se Bedri Hamza është Kryeministri më i mirë që Kosova mund ta ketë sot. Sepse, më shumë sesa i fjalëve, Bedriu është lider i veprave – i dëshmuar shumë herë në çdo përgjegjësi institucionale që ka mbajtur.

    Koha është për liderë dhe parti të dëshmuara. Koha është ta kthejmë Kosovën në drejtimin e duhur. Koha është ta zhvillojmë dhe integrojmë Kosovën. PDK është gati”, ka shkruar ai në “Facebook”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark