Krasniqi: Nisma nuk po vrapon për pushtet, ai është zënë moti, duke ngrënë dreka e darka me Albin Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Nisma nuk po vrapon për pushtet, ai është zënë moti, duke ngrënë dreka e darka me Albin Kurtin

    Insajderi
    21 February 2025 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deklarata e Fatmir Limajt mbrëmë, se nuk do të hezitojë të bashkëpunojë edhe me Albin Kurtin për interesin nacional të Kosovës, ka nxitur reagime të shumta. Nuk kanë munguar kritikat ndaj Limajt, i cili është cilësuar edhe si “Komandant Plastika” dhe “Bakri”, për shkak të nofkës së tij si “Komandant Çeliku” gjatë luftës.

    VIDEO

    Pas këtyre zhvillimeve, ka reaguar kandidati për deputet i Nismës, Veseli Krasniqi, i cili ka mbrojtur Limajn duke e cilësuar atë një “politikan të kalibrit ndërkombëtar”, shkruan Insajderi.

    Sipas Krasniqit, për shkak të këtij kalibri, “mendimi i tij shpesh mund të duket i vështirë për t’u kuptuar nga disa”.

    Krasniqi gjithashtu ka theksuar se Nisma nuk është duke vrapuar për të marrë pushtetin, pasi, sipas tij, “atë e kanë zënë të tjerët moti”, duke ngrënë dreka e darka me Albin Kurtin.

    Ai ka shtuar se partia e tij punon për interesa të qytetarëve dhe për të mirën e Kosovës, e jo për agjenda ditore dhe personale.

    “Ne punojmë për interesa të qytetarëve dhe për të mirën e Kosovës, e jo për agjenda ditore dhe personale”, shkroi ai në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark