
Krasniqi shprehu rëndësinë për formimin e një komisioni të ri për rishikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
“Me asnjë çmim nuk duhet të lejohet pa u formu një Komision i ri dhe pa u rishiku edhe njëherë ajo Marrëveshje nga fillimi”, tha Krasniqi, në një intervistë për RTV Dukagjini.
Ai tha se assesi qytetarët nuk duhet të “lëshojnë pe” që në këmbim të lëvizjes së lirë të dy milionë banorëve të heqin dorë nga kundërshtimet për Demarkacionin me Malin e Zi dhe marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Krasniqi ka thënë se NISMA dhe AAK do të vazhdojnë të kundërshtojnë këto dy projekte. Ai tha se qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin e vizave shumë kohë më parë. /Insajderi.com