Krasniqi: Nuk është menduar që do të ketë nevojë për oksigjen kaq shumë në nivel të vendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Krasniqi: Nuk është menduar që do të ketë nevojë për oksigjen kaq shumë në nivel të vendit

    Insajderi
    10 January 2021 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtrues i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka mohuar kategorikisht që ndonjë pacient me Covid-19 të ketë vdekur nga mungesa e oksigjenit.

    Ai ka pranuar se ka pasur probleme me oksigjen, por se kjo ka ndodhur pasi nuk kanë menduar se do të ketë aq shumë nevojë për oksigjen në nivel vendi.


    “E kam thënë në vazhdimësi ka vështirësi dhe sfida, por nuk është rrezikuar jeta e pacientëve, asnjë ditë dhe orë të vetme pacientët nuk kanë mbetur pa oksigjen”, ka thënë Krasniqi për TV Dukagjini.

    Ai ka thënë se që në muajin janar kur në vende të ndryshme të botës ka shpërthyer Covid është dashur institucionet të jenë më vizionare lidhur me menaxhimin e pandemisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark