
Jakup Krasniqi, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtarë të Nismës për Kosovën, ka thënë se “është momenti i fundit që Opozita e Bashkuar të shkoj drejt krijimit të një Deklarate Programore të përbashkët për veprim të koordinuar, të saktësuar qartë e pa ekuivokë”.
Pas kësaj, sipas tij, këto parti duhet të punojnë në krijimin e një programi qeverisës dhe të gjitha këto do të ndihmonin që këto parti të fitojnë besimin e qytetarëve për të qeverisur me vendin.
“Qytetari ynë donë të shoh ndryshim esencial me pozitën (koalicionin qeverisës) e/i cila nuk ka ide sesi qeveriset vendi, pasi fjalët boshe, pa përmbajtje e mashtrimet e vazhdueshme i kanë dalë ‘mbi kapuç’”, ka thënë ai në një shkrim të publikuar të mërkurën.
“Kështu si jemi, ndonëse jemi mjaftë mirë (si opozitë), nuk besoj që mund t’i bëjmë hapat e duhur për ndryshime që i kërkon vendi dhe qytetari ynë”./Insajderi.com