Pas lirimit të Sheshelit, Gjykata Speciale nuk ka kuptim të themelohet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas lirimit të Sheshelit, Gjykata Speciale nuk ka kuptim të themelohet

    Insajderi
    13 April 2016 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se pas lirimit nga Tribunali i Hagës të Vojsllav Sheshel dhe dënimit të Natasha Kandiq, Gjykata Speciale nuk ka kuptim të themelohet.

    “Kur këtij dënimi absurd te humanistes Kandiq, i shtojmë edhe shpalljen i pa fajshëm i V. Sheshelit nga Gjykata e Hagës, atëherë cili mbetet qëllimi i formimit të Gjykatës Speciale për Kosovën, e cila ekskluzivisht do të merret me dënimin e pjesëtarëve të UÇK-së?”, ka thënë Krasniqi.

    “A thua se shteti serb, ushtria e policia serbe në Kosovë na paskan qenë engjëj, ndërsa djaj na paskëshin qenë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?!”, thuhet në një shkrim të Krasniqit të publikuar sot në llogarinë e tij në Facebook.

    Një gjykatë në Beograd ka dënuar aktivisten e të drejtave të njeriut, Natasha Kandiq, me një gjobë prej 4.400 eurosh, për siç thuhet, shkelje të nderit dhe dinjitetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Lubisha Dikoviq, ndërsa Tribuani i Hagës në fund të muajit mars ka shpallur të pafajshëm ish-zëvendëskryeministrin serb Vojsllav Sheshel.

    Krasniqi ka thënë se me dënimin e Kandiqit shteti serb jo vetëm që nuk janë të gatshëm t’i dënojnë krimet e kryer në luftë e para lufte në Kosovë, por i dënojnë ata që marrin guxim t’i ndriçojnë ato krime.

    “Konsideroj se rastet e përmendura ne një anë, fushata agresive e zyrtarëve serbë në Kosovë, në anën tjetër dhe Gjykata Speciale do të mbeten një referencë e shembull sesi nuk duhet të jetë “drejtësia selektive” për analet e Drejtësisë, por edhe sesi nuk duhet qeverisur me vendin”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark