Krasniqi pas mesazheve të Grenell: E vetmja mënyrë të shmanget rreziku është të dërgohet Kurti në opozitë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi pas mesazheve të Grenell: E vetmja mënyrë të shmanget rreziku është të dërgohet Kurti në opozitë

    Insajderi
    04 February 2025 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori universitar, Milazim Krasniqi, komentoi reagimin e emisarit presidencial Richard Grenell, i cili shpalli se Albin Kurti nuk është një partner i besueshëm për administratën Trump.

    Krasniqi tha se Kosova është në një situatë të rrezikshme dhe se mund të shmanget ky rrezik vetëm nëse qeveria aktuale largohet.

    Ai shtoi se qytetarët e pavendosur kanë mundësinë për të ndryshuar rezultatin në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke e dërguar Kurtin në opozitë.

    “E vetmja mënyrë që të shmanget rreziku është që më 9 shkurt 2025 Albin Kurti të dërgohet në opozitë”, shkroi Krasniqi në Facebook.









    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark