Krasniqi pas takimit me zyrtarin e lartë të DASH: SHBA aleati ynë më i rëndësishëm – Kosova partnere e palëkundur e tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi pas takimit me zyrtarin e lartë të DASH: SHBA aleati ynë më i rëndësishëm – Kosova partnere e palëkundur e tyre

    Insajderi
    13 July 2025 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar sot me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë për Çështje Evropiane në Departamentin Amerikan të Shtetit.

    Gjatë takimit në Prishtinë, Krasniqi ka diskutuar me zyrtarin amerikan për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, duke ritheksuar përkushtimin e PDK-së për bashkëpunim ndërpartiak, ndërtimin e institucioneve funksionale dhe ofrimin e zgjidhjeve që u shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve të Kosovës.

    Krasniqi theksoi nevojën për stabilitet të qëndrueshëm, rritje ekonomike dhe zhvillim në të gjitha fushat, si parakushte për përparim demokratik dhe integrim ndërkombëtar.

    Në takim u diskutua edhe për rëndësinë jetike të mbështetjes së vazhdueshme amerikane në rrugën euroatlantike të Kosovës, përfshirë përpjekjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

    Po ashtu, u theksua domosdoshmëria e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, si dhe roli i pazëvendësueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

    “SHBA-të mbeten aleati ynë më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm. Kosova është dhe do të mbetet një partnere e palëkundur e tyre”, shkroi Memli Krasniqi pas takimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark