Rashiq u zgjodh nënkryetar, Krasniqi: Shpresojmë të mos ketë lëndë të re në Kushtetuese, të ecim drejt zgjedhjeve të reja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashiq u zgjodh nënkryetar, Krasniqi: Shpresojmë të mos ketë lëndë të re në Kushtetuese, të ecim drejt zgjedhjeve të reja

    Insajderi
    10 October 2025 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur pas përfundimit të seancës së sotme konstituive, ku Nenad Rashiq u zgjodh si nënkryetar i pestë i Kuvendit të Kosovës.

    Krasniqi ka thënë se mbetet të shihet se si do të procedohet tutje dhe se shpreson që s’do të ketë ndonjë lëndë të re në Gjykatë Kushtetuese.

    Ai ka thënë se duhet të procedohet tutje me zgjedhje të parakohshme, duke qenë se asnjëra palë s’e ka shumicën për krijimin e Qeverisë.

    “Nuk pat as short. Ka pas hapësirë për konstituim legal dhe kushtetues. E pashë që kryetari të konsultohej me ata që i japin instruksione. Sot u konstatu që u bë konstituimi dhe që Rashiq u zgjodh nënkryetar.

    Shpresoj që s’do të ketë më lëndë në Kushtetuese e të ecim drejt zgjedhjeve të parakohshme”, ka thënë Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark