Krasniqi: PDK ka shënuar rritje, qytetarët kërkojnë qeverisje koalicioni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: PDK ka shënuar rritje, qytetarët kërkojnë qeverisje koalicioni

    Insajderi
    06 March 2025 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se partia e tij ka shënuar një rritje të dukshme në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, shkruan Insajderi.

    Sipas tij, trendi i rritjes për PDK-në është i vazhdueshëm dhe do të sjellë rezultat më të mirë në zgjedhjet e ardhshme.

    Krasniqi tha se qytetarët, në këto zgjedhje, dhanë një mesazh të qartë, duke treguar se nuk duan një qeverisje të njëpartiake, duke e bërë të qartë se qeverisja e ardhshme duhet të jetë një koalicion.

    “Mesazhi që qytetarët i kanë dhënë partive politike, në radhë të parë Vetëvendosjes, është se koha për qeverisje njëpartiake ka marrë fund, sepse askush nuk e ka shumicën dhe na e kanë bërë të qartë se qeverisjen e ardhshme duhet ta qeverisë një koalicion”, u shpreh ai në një intervistë për RTV 21.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark