Krasniqi për arrestimin e ish-policit: Qeverisë i kujtohet Policia vetëm kur iu duhet për ndërhyrje dhe për mburrje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi për arrestimin e ish-policit: Qeverisë i kujtohet Policia vetëm kur iu duhet për ndërhyrje dhe për mburrje

    Insajderi
    11 June 2025 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka krikuar ashpër Qeverinë e Kosovës lidhur me mosreagimin ndaj arrestimit të ish-policit, Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe.

    Sipas Krasniqit Qeverisë i kujtohet Policia vetëm kur iu duhet për ndërhyrje dhe për mburrje, por jo në raste të tilla.


    “Shpreh keqardhjen dhe indinjatën për ndalim arbitrar dhe të padrejtë të ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili po mbahet nga regjimi serb në mënyrë të padrjetë. Për më shumë, shpreh pakënaqësinë për mosreagimin institucional, me mosreagimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ende asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë”, tha lideri i PDK-së.

    Më tutje ai i ka bërë thirrje edhe bashkësisë ndërkombëtare të angazhohet për lirimin e Spahiut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark