Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radoiçiq.
Ai tha se se komunikimi i Kusari Lilës me Radoiçiqin ka ndodhur me autorizim të kryeministrit Kurti.
“Unë e mbaj mend Mimoza Kusarin shumë moti, si zëdhënëse e Bajram Rexhepit, nënkryetare e Behxhet Pacollit, zëvendëse e Hashim Thaçit, deputete e Isa Mustafës, por tash e mbaj mend edhe si shefe të Grupit Parlamentar të Albin Kurtit, kurrë në jetë nuk e kam pa më nervoz se sot, kurrë s’ka qenë më jashtë kontrollit se sot, sot ka qenë situatë tjetër. Unë e di se kjo mundet me qenë në presion të shefave të vërtetë që i ka mbi vete për mos me u dorëzu, sepse sikur të ishte e sinqertë është dashtë me kallxu edhe herën e parë kur i janë zbulu këto përgjime me thanë po kam folë, sepse më ka autorizu Albin Kurti, kjo s’ka folë pa e ditë Albin Kurti, pa dalë më thanë nuk e ka ditë Albini, këta nuk guxojnë me shqiptarë me folë pa iu thanë Albini”, tha Krasniqi në Klan Kosova.