Krasniqi për kërcënimet e Vuçiqit: Nuk duhet të merren seriozisht – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Krasniqi për kërcënimet e Vuçiqit: Nuk duhet të merren seriozisht

    Insajderi
    15 December 2022 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë se deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se do t’i kërkojë KFOR-it kthimin e 1 mijë forcave serbe në Kosovë, nuk duhet të merret seriozisht.

    Në një intervistë për Euronews Albania, Krasniqi nënvizoi se ky veprim i Vuçiçit, nuk ka vlerë reale dhe se kjo bëhet vetëm për konsum të brendshëm në Serbi e për të rritur nacionalizmin.

    “Nuk besoj, as që e meriton zoti Vuçiç në këto veprime teatrale që ai i ka zakon, të merret seriozisht. Normalisht, një kërkesë, një veprim i tillë tashmë ka bërë xhiron e lajmeve ndërkombëtare dhe është edhe një veprim shtesë që krijon perceptimin e tensionimit dhe jo vetëm perceptimin. Por një gjë e tillë as nuk mund të ndodhë dhe as nuk do të trajtohet asnjëherë seriozisht”, tha ai.

    “Gjithçka në raport me hyrjen e trupave të Serbisë në Kosovë ka përfunduar në qershor të vitit 1999 dhe asnjëherë më, asnjë ushtar i Serbisë nuk mund të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës. Kjo është thjesht një veprim për konsum të brendshëm në Serbi, është një veprim për të rritur zjarret  nacionaliste, që fatkeqësisht janë rritur kohët e fundit, po nuk ka asnjë vlerë reale dhe legale”, theksoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark