Krasniqi për vdekjen e komandantit të parë të KFOR-it: Do të mbetet gjithmonë i paharruar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi për vdekjen e komandantit të parë të KFOR-it: Do të mbetet gjithmonë i paharruar

    Insajderi
    16 October 2024 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka njoftuar sot, më 15.10.2024, për vdekjen e gjeneralit Mike Jackson.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes së gjeneralit Mike Jackson, komandantit të parë të KFOR-it pas luftës në Kosovë.

    Krasniqi thotë se roli i Jacksonit në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në një kohë sfiduese për popullin tonë ishte jetik.

    Ai ngushëlloi familjen e tij dhe të gjithë ata që e njohën.

    Me dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të gjeneralit Mike Jackson, komandantit të parë të KFOR-it pas luftës në Kosovë. Roli i tij në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në një kohë sfiduese për popullin tonë ishte jetik. Përkushtimi i tij në bashkëpunimin me krerët e UÇK-së dhe në përpjekjet për paqe do të mbetet gjithmonë i paharruar. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Pushoftë në paqe”, shkroi Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark