Krasniqi pret në takim ambasadorin Hargreaves: Kosova mundet ma mirë po mirëpritet anë e kënd Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Krasniqi pret në takim ambasadorin Hargreaves: Kosova mundet ma mirë po mirëpritet anë e kënd Kosovës

    Insajderi
    29 January 2025 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Memli Krasniqi, është takuar sot me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, takim në të cilin ata kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe zhvillimet e tjera aktuale në vend.

    Në njoftimin e PDK-së, thuhet edhe se Krasniqi e ka njoftuar ambasadorin britanik për programin e kësaj parti dhe të kandidatit të saj për kryeministër, Bedri Hamza.

    “Kryetari Krasniqi e njoftoi ambasadorin Hargreaves me vizionin dhe programin e PDK-së dhe të kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, i cili ka në fokus zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.

    “Kosova mundet ma mirë” po mirëpritet anë e kënd Kosovës, me një mobilizim dhe përkrahje masive nga qytetarët”, shkroi ai.

    Postimi i plotë:

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore.

    Kryetari Krasniqi e njoftoi ambasadorin Hargreaves me vizionin dhe programin e PDK-së dhe të kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, i cili ka në fokus zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.

    “Kosova mundet ma mirë” po mirëpritet anë e kënd Kosovës, me një mobilizim dhe përkrahje masive nga qytetarët.

    Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të japë kontributin e saj për një proces zgjedhor të lirë, transparent, fer dhe demokratik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark